Televizioni italian: Ja si po i pastron mafia paratë e drogës në Shqipëri

Shqipëria

Televizioni italian: Ja si po i pastron mafia paratë e drogës në Shqipëri

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:00
Foto

Sektori i ndërtimit vijon të mbetet fusha e preferuar për pastrimin e parave të krimit, shton ajo. Rai3 thekson edhe kërcënimet që ka marrë gazetarja shqiptare nga grupet kriminale, por ajo shprehet se nuk trembet kur thotë të vërtetën.

“Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave”. Ky është citimi i gazetares së kronikës, Klodiana Lala gjatë një interviste për televizionin italian Tg3.

Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino kanë udhëtuar nga Roma për të intervistuar Klodiana Lalën. Klodiana Lala, është gazetarja shqiptare që jetën dhe karrierën e saj ia ka dedikuar dëshmisë së historive dhe bëmave të grupeve kriminale.

“Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament”– thotë Klodiana Lala.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klaneve të këtij spektri, sidomos kushëririn e tij Moisi Habilaj, sot i dënuar nga Gjykata e Katanias. Pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare.

“Risku është i madh, drejtësia është shumë e dobët, edhe pas hartimit të Reformës në drejtësi në 2016-ën”- thotë Klodiana Lala. Në gusht, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatiku, tip kallashnikov. Ky ishte një sulm i qartë mafioz.

“Nuk kam frikë. Nëse një gazetar thotë të vërtetën, nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë”- Klodiana Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat