Balla: Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin

Shqipëria

Balla: Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:27
Taulant Balla

Pas deklaratave të Shkëlzen Berishës, pas daljes nga Gjykata ka reafuar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetin social, facebook, Balla deklaron i Shkëlzen Berisha nuk shpëton dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ.

“Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ”, shkruan Balla.

Balla thekson gjithashtu se tani që të iku edhe Berisha nga Parlamenti njëherë e mirë, ai do ti përkushtohet me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ai. “Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin”.

Postimi i plotë 

“Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ! E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat