Lirohen 10 protestues të opozitës, 4 mbeten në burg - Bota Sot
Lirohen 10 protestues të opozitës, 4 mbeten në burg

Shqipëria

Lirohen 10 protestues të opozitës, 4 mbeten në burg

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:23
Ilustrim

Gjykata ka lënë në burg 4 nga protestuesit e 16 marsit, ndërsa 10 të tjerë janë liruar me masën detyrim paraqitje.

Me masën arrest me burg janë lënë Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.

Ndërsa Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja u lanë me detyrim paraqitje.

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim 7 persona, pjesëmarrës në protestë.

Një ditë pas protestës së 16 marsit policia  procedoi 33 persona për dhunën e ushtruar në protestën para parlamentit të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili ka qenë dhe organizatori i protestës. 

Në protestën e opozitës të së shtunës, përpara Parlamentit pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Nga radhët e policisë pati 3 efektivë të lënduar, si dhe disa protestues.

Protesta e opozitës e thirrur sot, 16 mars 2019, zgjati katër orë. Fillimishit nisi para kryeministrisë për të vijuar më pas para Parlamentit ku pati dhe përplasje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...