“Koha që palët të dialogojnë”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke u shprehur sot plotësisht dakord me delegacionin e Bashkimit Europian.
“Reforma zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”, – tha Kryeministri.
Në kuadër të vizitës dyditore në Tiranë, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe njëkohësisht Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se “është koha që të dy palët politike të takohen për të mirën e përgjithshme të vendit”.
Më herët, mazhoranca propozoi që opozita jashtëparlamentare të ketë karrigen e saj në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. /ATSH