Shqipëria kërkon të arrijë numrin e 10 milionë turistëve në vit

Shqipëria

Shqipëria kërkon të arrijë numrin e 10 milionë turistëve në vit

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:52
Blendi Klosi

Më shumë se 200 operatorë turistikë janë mbledhur në Tiranë në Edicionin e Tretë të Panairit të Turizmit. Madje nuk kanë munguar as përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ftoi pjesëmarrësit të vizitojnë Shqipërinë, duke u premtuar se do të habiten nga bukuria jo vetëm e bregdetit por edhe të maleve, ndaj ai theksoi angazhimin që në Shqipëri të ketë turizëm përgjatë 12 muajve.

Klosi tha se viti i shkuar shënoi një rekord turistësh, numri i të cilëve arriti në 6 milionë. Por ministri hodhi një tjetër sfidë, arritjen e numrit prej 10 milionë turistëve.

Pjesëmarrës në panair ishte edhe zëvendësministri i Turizmit të Malit të Zi Qazim Hoxhiq, i cili nënvizoi nevojën për krijimin e një strategjie rajonale, çka u mbështet dhe nga ministri Klosi.

Panairi i Turizmit do të mbahet më datat 5 dhe 6 Prill, ndërsa thelbësore mbetet nxitja e bashkëpunimit dhe promovimit të bukurive shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat