Qytetari: U dëmtuam nga lekët se latë mandatet! Basha: Rama na donte si kanarina

Shqipëria

Qytetari: U dëmtuam nga lekët se latë mandatet! Basha: Rama na donte si kanarina

Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:28
Lulzim Basha

Nga Luzi i Kavajës, Basha ftoi sot të gjithë qytetarët në protestën e 13 prillit në orën 18:00 para Kryeministrisë. "Sytë e botës do të jenë aty për të parë forcën dhe bashkimin e një populli europian. Ju ftoj që të mos mungoni ditën e shtunë" tha ai.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se "Vjedhja është 100 mijë euro në orë. Ndërkohë që dëgjoni batuat pa kripë të tij, ai vjedh 100 mijë euro, prandaj bashkohuni me ne".

Gjatë fjalës së tij para fermerëve, lideri demokrat shigjetoi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u filmua në një nga club-et e Tiranës me mikrofon në dorë duke kënduar. "Ministrat kapen duke vjedhur dhe drogë dhe dalin duke bërë karakoke, kjo nuk është barazi para ligjit" tha ai.

Referuar situatës kur opozitës është në rrugë, një qytetar iu drejtua duke i thënë se janë dëmtuar nga gjendja ekonomike tani që latë mandatet. "Ju kemi dëmtuar nga gjendja ekonomike se keni lënë mandatet, por na keni nderuar".

Ndërsa Basha u përgjigj duke thënë se 'Na donte si kanarina në parlament. Hapim frigoriferin na del Rama, ndërroni kanalin, fikni televizorin dhe ejani në protestë ta largojmë" përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat