Bashkia Tiranë: Berisha dhe Vasili janë bllokuesit e projektit japonez të kanalizimeve

Shqipëria

Bashkia Tiranë: Berisha dhe Vasili janë bllokuesit e projektit japonez të kanalizimeve

Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:23
Erijon Veliaj

 

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë i kujton drejtuesve të opozitës se janë ata bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës.

Më tej reagimi i Bashkisë Tiranë:

“Dy zyrtarë të PD dhe LSI, alternativa e vetme e të cilave për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja të “shqetësuar” pse rreshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinat.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër arsyen pse në zonën e “Misto Mames”, pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë sepse ata janë bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë sepse të paktën 3 ish zyrtarë të Ministrisë së Transporteve (në kohën kur qeverisnin bashkë), janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale pikërisht për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez, i cili duhet të kishte përfunduar në vitin 2014.

I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milion eurosh.

Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet të plotë investimet në kanalizimet e qytetit, por sidomos në përmirësimin e shërbimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Tirana ua ka treguar me kohë vendin kujtdo që si alternativë ka vetëm gjumin, e këtë do ta tregojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në këtë reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat