Murrizi: Do prishim sistemin zgjedhor, s'votojmë asnjë marrëveshje nën tavolinë - Bota Sot
Murrizi: Do prishim sistemin zgjedhor, s'votojmë asnjë marrëveshje nën tavolinë

Shqipëria

Murrizi: Do prishim sistemin zgjedhor, s'votojmë asnjë marrëveshje nën tavolinë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:56
Myslim Murrizi

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi tha se qëllimi i tij në parlament është që të prishë sistemin aktual zgjedhor. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ai tha se deputetet e opozitës në Parlament, nga PD dhe LSI nuk do të votojnë asnjë marrëveshje për ristrukturimin e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

Myslim Murrizi: Në shqyrtimin tim shumë transparent në ditët e para pse nuk e e dorëzova mandatin ka qenë: Do të rri aty për të mundësuar sa të më japë zoti takat të prish sistemin zgjedhor që këta belbëzojnë si vemje dhe kurrë nuk e kanë artikuluar këta liderët e opozitës së vjetër.

Si do ta prishni sistemin?

Myslim Murrizi: Do të prishim, se nuk i ka 84 vota Rama, do ti kërkojë votat tona. Çfarëdo marrëveshje nën tavolinë, te zyra e Enver Hoxhës, me pica pa pica, të kyçen ku të kenë qejf në çfarëdo hoteli dhe moteli me njëri-tjetrin, ajo marrëveshje që do të bëhet me këta të dashuruarit e kohëve të fundit në demokracinë shqiptare, do të kalojë në kuvend. Nuk do të votojmë dhe shof një vendosmëri edhe nga ata të LSI që janë ardhur nga listat edhe grupi i PD dhe ata që janë nga partitë e aleate, nuk do të votojmë asnjë buzëkuq të ristrukturimit të kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin zgjedhor.

Murrizi tha se është qasharake që të quhen opozitë e re, kur disa përfaqësues të PD nuk janë anëtare të kësaj force politike.

Murrizi: Të na quajë opozita e re këta që nuk janë anëtarë të PD, Bylyku, Gazja, nuk e di...se shumica nuk  janë anëtarë dhe nuk i njof, Seiti që vjen nga PPSH.  Unë jam në opozitë me këtë qeveri sepse kam qenë në opozitë me paraardhësit e tyre. Janë 6 anëtarë të kryesisë së PD që i kanë pasur prindërit sojin e tyre që këtë sot e quajnë si në pushtet. Unë jam në opozitë me regjimin e tyre nga 8 dhjetori i 1990.

Pasi ndryshimit të sistemit zgjedhor, Murrizi tha se duhet të hapen dosjet e të gjithë politikanëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...