Më të prekurit nga alergjitë e pranverës të rinjtë, mjekët: Kujdes! Nuk është virozë

Shqipëria

Më të prekurit nga alergjitë e pranverës të rinjtë, mjekët: Kujdes! Nuk është virozë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:51

Luhatjet e temperaturave me reshje shiu dhe ditë me diell, kanë ndikuar më shumë tek personat alergjik. Alergologët thonë se nëse alergjia nuk trajtohet me medikamente, pacientët rrezikojnë të kalojnë në astmë bronkiale.

Më të prekurit nga sëmundjet alergjike janë të rinjtë dhe grupmosha aktive për punë.

Pacientët shpesh alergjinë e ngatërrojnë me virozat. Por sipas mjekëve, nëse tështima, kolla, kruarja e syve zgjat për një kohë të gjatë, atëherë pacientët duhet t’i drejtohen bluzave të bardha për testin e alergjisë dhe vaksinimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat