Protesta e opozitës, Erion Braçe: Do dhunosh sërish mor qyq?

Shqipëria

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Do dhunosh sërish mor qyq?

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:52
Erion Braçe

Pak orë, pasi u mësua se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 11 maj në orën 18:30, ka ardhur reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe. Teksa ka publikuar tre foto të disa grupeve të turistëve që huaj, që kanë mbërritur në Shqipëri, Braçe i bën thirrje kryedemokratit Basha të largohet.

Do dhunosh serish ti or qyq?!
Nuk ka vend!
#TIRANAESHTEPLOT!
#NUK KA VEND PER TY!

Shihe!
Ne nje minute te vetme, #SOT,
tamam ne Bulevard, 
mes selise se Qeverise e Kuvendit,
jane tre grupe te medha turistesh!

#LERETIRANENTEJETOJE!
Boll e sulmove!
Boll i demtove njerezit!
Boll e sulmove ekonomine e tyre!

Ti i ke bere parate e tua,
hem si hollandez e hem si pushtetar!
Abuzove sa deshe, u pasurove,
u hetove,
bere cmos dhe gjykimin ndalove!
Kete Sistem kemi!

Tani boll kunder njerezve te zakonshem,
ekonomise se tyre, thjesht,
sepse ke tmerr nga renia e Sistemit!

Mos ju prek ekonomine or qyq!
Tutori yt e beri dhe u pervelua!
Zini mend nje here te vetme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat