Apeli i Ardi Veliut: Kujdes fëmijët! Terroristët përdorin rrjetet sociale

Shqipëria

Apeli i Ardi Veliut: Kujdes fëmijët! Terroristët përdorin rrjetet sociale

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:01
Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë alarmin për përdorimin e internetit nga organizatat terroriste. Në një seminar që mbahet në Tiranë për përdorimin e teknologjisë nga grupet e terrorit, ai tha se prindërit duhet të kenë kujdes për faqet që aksesojnë fëmijët, pasi në Facebook dhe në twitter janë identifikuar dhjetëra përmbajtje që nxisin aktivitetet terroriste.

Ardi Veliu: Nga viti 2015, në platformat Tëitter dhe Facebook janë shtuar ndjeshëm bllokimet e llogarive të lidhura me terrorizmin, duke ndihmuar kështu në uljen e aktivitetit të ekstremistëve.

Analistët vlerësojnë se ata prapë do vazhdojnë të përdorin mediat sociale në një shkallë më të vogël, pasi këto platforma ndihmojnë në shpërndarjen e propagandës në shkallë të gjerë.

Analistët vlerësojnë se ekstremistët do të kërkojnë për një mix platformash online, ndaj fuqizimi  i strukturave tona me profesionistë të tekonoligjisë dhe informacionit, të krimit kibernetik, trajnimet dhe specializimet e agjentëve e specialistëve të anti-terrorit si dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese do krijojë një ambient të pafavorshëm në Shqipëri për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Bashkëpunimi i ngushtë  i Policisë së Shtetit dhe i agjencive të tjera ligjzbatuese në Shqipëri me partnerët strategjikë ndërkombëtarë  në luftë kundër terrorizmit  është një tjetër faktor në disfavor të zhvillimit të terrorizmit në vendin tonë.

Por pavarësisht këtyre faktorëve, apo punës parandaluese, lind nevoja për një marrëdhënie më të ngushtë mes Policisë dhe komunitetit të prindërve, me qëllim kontrollin e pandërprerë të fëmijëve për komunikimet onlinë në rrjetet sociale.

Përfitoj nga rasti që të ftoj çdo prind, çdo të ri apo të re, çdo grup shoqëror që konstaton sjelle që çojnë në dyshime për përdorim të këtyre aplikacioneve me karakter terrorist, të kontaktojnë menjëherë me Policinë e Shtetit nëpërmjet numrit 112, aplikacionit Komisariati Dixhital, apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur që bashkërisht të ndërtojmë një ambient shoqëror sa më të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat