Kryemadhi, nga aksioni opozitar tek “Open” nga Eni Vasili - Bota Sot
Kryemadhi, nga aksioni opozitar tek “Open” nga Eni Vasili

Shqipëria

Kryemadhi, nga aksioni opozitar tek “Open” nga Eni Vasili

Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:10
Monika Kryemadhi

Menjëherë pas protestës së opozitës të mbajtur këtë të enjte përmes një aksioni bllokimi të akseve kombëtare, në emisionin “Open” të Eni Vasilit do të jetë e ftuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

E gjitha kjo, për të shpjeguar arsyet se përse opozita vendosi të bllokonte 5 akse nacionale, por edhe për të zbuluar detaje mbi strategjinë në javët e ardhshme, për të arritur objektivin e tyre: rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe plani për zgjedhjet lokale.

Çfarë mendon Monika Kryemadhi për etiketimet e sotme në Parlament të kryeministrit dhe mënyrën si po bën opozitë “opozita e re”? Monika Kryemadhi do të jetë në “Open” përballë një paneli analistësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...