Lubonja: Me Ramën në këto kushte, nuk ka zgjedhje të lira - Bota Sot
Lubonja: Me Ramën në këto kushte, nuk ka zgjedhje të lira

Shqipëria

Lubonja: Me Ramën në këto kushte, nuk ka zgjedhje të lira

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:16
Fatos Lubonja

“Problemi është që a jemi në krizë apo jo. Kemi opozitën që thotë se jemi në krizë, ndërsa maxhoranca thotë se nuk ka krizë. E vërteta është se ka krizë. Me Ramën në këto kushte, nuk ka zgjedhje të lira. Ajo që po bën opozita dhe të gjithë ne këtu është largimi i Ramës. Por si largohet Rama?

Mendoj se Rama largohet me protesta, patjetër. Mirëpo, ndryshe nga se thonë ata në Milot apo vend tjetër ‘Rama ik’, mendoj se Rama sigurisht duhet larguar, është e rëndësishme të ikë Rama. Por nuk duhet vetëm të ikë Rama dhe me kaq shpëtuam. Duhet larguar Rama dhe të ndryshojë njëherë e mirë ky sistem politik”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja theksoi se duhet ndryshuar sistemi, duhet ndërtuar shpresë për njerëzit dhe jo të kemi klasë politike që vjedh e grabit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...