Deputeti i Bundestagut thirrje Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit

Shqipëria

Deputeti i Bundestagut thirrje Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit

Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:59
Christian Petry

Deputeti i Bundestagut, Christian Petry e ka konsideruar jo të duhur vendimin e opozitës për të braktisur Parlamentit.

Petry tha se bllokimi i jetës politike ndikon edhe në aktivitetin e shoqërisë civile, ndërsa i bëri thirrje Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Christian Petry: "Pas bisedave me politikanë konstatova raportin e vështirë mes opozitës dhe qeverisë. Braktisja e Parlamentit nga opozita ishte hap jo i duhur. Kultura politike e Shqipërisë ka qenë në rritje, nuk e kuptoj daljen nga Parlamenti në këtë periudhë. Bllokimi i jetës politike ndikon edhe në aktivitetin e shoqërisë civile. Partia Demokratike të futet në zgjedhjet e 30 qershorit."

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Ambasadën Gjermane, Christian Petry shtoi se Shqipëria po bën përpjekje të mëdha në reformimin e shtetit të së drejtës.

Christian Petry: "Shqipëria përpjekje të mëdha në reformimin e shtetit të së drejtës. Një sistem i qëndrueshëm sa i përket sigurisë, një administrate funksionale janë kushte për zhvillim ekonomik. Çelja e negociatave dhe procesi i reformave do të konsolidohet më tepër. Ndërmarrja e hapit të radhës pas hapjes së negociatave nuk do të thotë se rruga e mbetur do të jetë e lehtë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat