Basha premton anulimin e tenderit të rrugës Milot-Balldren

Shqipëria

Basha premton anulimin e tenderit të rrugës Milot-Balldren

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:36
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “tenderi i rrugës Milot-Balldren do të anulohet”.

Në një takim me qytetarët e Kurbinit, Basha tha se “nuk mund të bashkëpunojë kurrë dinjiteti me babëzinë, me shkeljet flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës”.

“Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhe në pacipësi edhe hajnisë kriminale tek Unaza e re, 40 milionë euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milionë euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi”, – tha Basha.

Basha e konsideroi tenderin e rrugës Milot-Balldren, një aferë korruptive.

“Tani dua t’i them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: mos guxo një lopatë të vetme dheu, sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive.
Kjo kontratë do të varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do të shkojnë para drejtësisë”, – tha ai.

Basha tha se “ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e negociatave dhe ai është Kryeministri Edi Rama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat