Publikon fotot e rënda të shalqinit, shpërthen në mallkime gazetarja e njohur - Bota Sot
Publikon fotot e rënda të shalqinit, shpërthen në mallkime gazetarja e njohur

Shqipëria

Publikon fotot e rënda të shalqinit, shpërthen në mallkime gazetarja e njohur

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:28
Shalqiri i publikuar nga gazetarja

Gazetarja e njohur Klodjana Haxhiraj e revoltuar ka ndarë në rrjetet sociale atë që i ka nodhur këtë mëngjes.

Gazetarja ka publikuar fotot e një shalqini që ka blerë, ndërsa pamjet flasin vetë për të përshkruar gjendjen e rëndë të tij.

Gazetarja e cila është edhe në pritje në një fëmije, ka shpërthyer në mllef duke filluar nga fermeri dhe deri tek kryeministri i cili vazhdimisht ka theksuar se ushqimet në vend janë të sigurta dhe se nuk ka vend për alarm.

Komenti i plotë i gazetares:

Shalqini i pare i këtij sezoni që hapa këtë mëngjes ?.

O fermer qe ke rritur këtë monstër, ty të marrte driten e syve monstra që ke rritur! Unë e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin !

O fermer të zente haku i bebes time që ushqej akoma në bark o monster që me shtive në mallkime që në pikë të mengjesit!

Me radhë i zëntë që nga fermeri, agronomi , ai i Aku-së, e deri tek më i madhi që del e më thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njollë të zezë qe e zeza ju mbulofte sytë mostra!

A ka kontroll në ketë vend, në fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermerët mostra, e nga strukrurat berë palë me ta? Ai ligji që të denohen me tre vjet burg ku është??

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...