Velipoja hapë sezonin, pushuesit pakënaqësi për pastrimin e plazhit - Bota Sot
Velipoja hapë sezonin, pushuesit pakënaqësi për pastrimin e plazhit

Shqipëria

Velipoja hapë sezonin, pushuesit pakënaqësi për pastrimin e plazhit

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:34
Ilustrim

Në Velipojë është çelur zyrtarisht sezoni turistik. Pushuesit shprehin pakënaqësi për çmimet e larta dhe mungesën e higjenës në disa zona, por kryetarja e Bashkisë Shkodër premton më shumë vëmendje.

Velipoja çel sezonin turistik edhe pse këtë herë më vonë se asnjë vit tjetër. Përmes një aktiviteti të ndërthurur mes lojrave në rërë dhe një mini-koncerti, bashkia Shkodrës i dha në këtë 16 qershor zyrtarisht dritën jeshile nisjes së plazhit, megjithëse pushuesit ka ditë që kanë mbërritur në brigjet e Adriatikut.

Edhe këtë vit pushuesit nga Kosova nuk e kanë braktisur Velipojën për shkak të ujit dhe rërës kurative. Por pakënaqësitë më të mëdha i kanë për pastrimin.

"Plazhi është i bukur por pastërtia nuk është si duhet."

"Nuk ka njeri në botë që vrojton, pisllëku e ka mbuluar vendin. Vetëm çfarë bën privati, bashkia asgjë."

Edhe për çmimet dhe standartin e shërbimeve nuk dakortësohen me operatorët turistikë.

"Si me qenë në Amerikë, në Amerikë janë më lirë."

Vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi premton me shumë vemendje, edhe pse ende nuk ka një kontratë të lidhur me asnjë prej operatorëve që kanë zbarkuar tashmë në brezin rënor.

Voltana Ademi: Përmirësimi i infrastrukturës është risia që ne po përpiqemi ta përfundojmë sa më shpejt. Infrastruktura rrugore, uji i pijshëm ka përmirësim në cilësi dhe orare. Me higjenën po përpiqemi të punojmë më shumë sepse ka vend për të përmirësuar.

Kriza politike i ka dhënë efektet e saj, por Ademi shpreson që kjo të tejkalohet. Në 14 kilometrat e vijës bregdetare, plazhi i Velipojës ka shumë për të ofruar, por menaxhimi i tij mbetet ende një pikë e dobët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...