Rritet numri i udhëtarëve me tragete në portin e Durrësit

Shqipëria

Rritet numri i udhëtarëve me tragete në portin e Durrësit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:22
Ilustrim

Mbi 5,800 udhëtarë me më shumë se 1,100 vetura kanë shfrytëzuar gjatë kësaj fundjave tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.

Stina e verës dhe mbërritja e bashkatdhetarëve dhe turistëve të huaj për pushime e kanë rritur numrin e udhëtarëve me tragete drejt Durrësit.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës mësohet se nga e premtja deri të dielën 3,138 udhëtarë me 670 vetura kanë mbërritur me tragete në portin më të madh të vendit, ndërkaq 2,686 udhëtarë të tjerë me 447 vetura janë nisur drejt Barit dhe Ankonës.

Gjatë periudhës së fundit treditore, 14-16 qershor janë transportuar me tragete edhe 889 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshme gjithsej.

Përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve në terminalin e trageteve është kryer brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, falë bashkëpunimit të organizmave portualë dhe agjencive me FSPD dhe Policinë Kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat