Qeveria do ta shkarkojë, Malaj godet sërish hapur: Një kërkesë si ish pedagogu yt, Ministre Danaj!

Shqipëria

Qeveria do ta shkarkojë, Malaj godet sërish hapur: Një kërkesë si ish pedagogu yt, Ministre Danaj!

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 23:39
Arben Malaj

Pavarësisht se qeveria ka kërkuar shkarkimin e tij në Kuvend (një vendim i cili u shty për në vjeshtë), Arben Malaj nuk ka ndalur në denoncimin dhe tonet kritike ndaj aksioneve të qeverisë, sidomos kur këto të fundit kanë të bëjnë me ekonominë e Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Malaj ka shkruar në lidhje me aksionin e ditëve të fundit që qeveria ka ndërmarrë kundër informalitetit në ekonomi. Malaj e nis shkrimin e tij duke thënë se edhe kafshët japin më shumë prodhime nëse trajtohen në mënyrë miqësore. Më tutje Malaj i drejtohet Ministres së Ekonomisë e Financave Danaj, duke iu adresuar si ish pedagogu i saj. Ish- Ministri socialist i sugjeron Danajt që të mos të shfaqet sikur të jetë taksa- mbledhëse dhe se ideja e aksioneve është e dështuar.

Në fund të postimit të tij Malaj nuk harron të ironizojë duke shkruar se të gjitha çfarë ka thënë nuk janë një qëndrim i Bankës së Shqipërisë, ashtu siç dhe prezumon kodi etik i BSH-së (argument mbi të cilin PS kërkon të shkarkojë ish deputetin e PS).

POSTIMI

Edhe kafshet japin me shume prodhime dhe me shume te ardhurave nqs trajtohen ne menyre miqesore. Ne ndihme te debateve per mungese suksesi te aksionit ne mbledhjen e taksave dhe faktit qe si heren e pare edhe ky do te jete nje deshtim. Ja referenca e nje prej artikujve mbeshtetes, ku vleresohet se cdo lope e tratuar me kudjes per shndetin dhe ambientin e saj , mund te prodhoj deri ne 12.000 euro ne vit me shume. Si ekonomist dhe ish minister finance kam pergjegjesi te angazhohem ne cdo hap ne luften kunder informalitetit, por edhe kunder angazhimeve te qeverise ne aksione me goditje te paperqendruar dhe qe ne thelb ka vetem elemente siperfaqesore fshehjen e gjendjes reale. 
Jam I gatshem te asyetoj te gjithe faktoret konkrete thellesisht profesional te risqeve te qarta te deshtimit te kesaj fushate te perseritur. Nje kerkese publike per ministren Danaj,si ish profesori juaj dhe vetem me kete status, ju jeni politik-berese jo inspektor taksambledhese ne teren.

Mos ja bej kete dem reputacional vendit tende dhe Ministrise me te rendesishme te tij.

Nuk po dallojme dot kush eshte taksambledhesi ne teren, kush eshte dejtuesi I administrates me cdo nivel te saj, kush eshte Drejtori I Pergjithshem I Tatime dhe kush eshte ministri I Financave.

Me modelin tuaj, ministria e mbrojtjes duhet te hipi mbi tank ose zjarrfikese, ministri bujqesise duhet te filloj te mjeli lope, dele dhe dhi qe te rritet sasia e qumeshtit te perfituar, bazuar ne studime shkencore ku konkludohet se perkudesja ledhatuese ne teresi dhe gjinjve ne vacanti, rrit prodhueshmerine tyre dhe perfitimet fianciare.
Nuk po e zgjas me shume se perkeqesimin behet me I rende.

Ne faqen zyrtare te ëëë.ippm.al, gjeni permbledhsen e argunentave tona thellesisht profesionale te paralajmerimit te deshtimit te pare I cili ndodhi faktikisht, argumenta qe mund tju vlene per parashikikimin e deshtimit te dyte.

E dyta- Instituti per politika publike dhe mireqeverisjen, disa dhoma tregtie dhe shoqata biznesi ankimoj ne Gjykaten Kushtetuese gjobat stratosfike dhe vrasetare ndaj biznesit

Ne fituam Gjyakata kushtetuese i fjeti antikushteuese keto gjoba dhe i hoqi, por asnje nga qeveria nuk kerkoj falje dhe asnje dem psikologjik dhe financiar qe ju shkaktua mijra bizneseve dhe familje nuk u kompesim.

Ndjese, Ne fund dhe jo me pak e rendesishme ky postim nuk shpreh qendrim te BSH.

Dite te mbare. 
Arben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat