Emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama në targa të veturave - Bota Sot
Emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama në targa të veturave

Shqipëria

Emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama në targa të veturave

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:18
Edi Rama

Emri i Edi Ramës tashmë po vendoset edhe në targat e makinave. Pronari i një automobili të vjetër, i kohës së komunizmit dhe mesa duket prodhim rus, ka zgjedhur që si targë të personalizuar të vendos emrin e kreut të qeverisë. Për ta bërë dhe me serioze, pas emrit i ka shtuar edhe dy yje me pesë cepa.

Fotoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama në Instagram, i cili ka sqaruar se nuk është pronar i mjetit. Makina është pjesë projektit të restaurimit të mjeteve të vjetra dhe që njihet me emrin “Retro Albania”. Këto ditë anëtarët e këtij projekti ishin në Korçë ku shfaqën koleksionet e makinave të vjetra.

“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas. Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit.

Bravo Blendi Gonxhja dhe skuadra e tij, që përveç reformimit e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve, po zhvillojnë edhe projektin e bukur Retro Albania së bashku me koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra”,– shkruan Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...