Iu refuzua azili, kthehen nga Franca 60 shqiptarë

Shqipëria

Iu refuzua azili, kthehen nga Franca 60 shqiptarë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 23:12
Foto

Policia e shtetit ka apeluar tek të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Policia e shtetit ka njoftuar se janë riatdhesuar 60 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë bërë të ditur se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Në një aeroplan nga Lille e Francës, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.

“Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat