E paditi Kryeministri, gjykata dënon për shpifje Jorida Tabakun

Shqipëria

E paditi Kryeministri, gjykata dënon për shpifje Jorida Tabakun

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 22:22
Jorida Tabaku

Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje, me një gjobë prej 300 mijë lekësh të reja ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Vendimi i togave të zeza erdhi pas padisë që Kryeministri Rama bëri ndaj Tabakut, e cila në muajin Gusht të 2018-ës akuzoi vëllain e kryeministrit për lidhje me kompanitë e lojërave të fatit dhe se ato do të mbylleshin për t’i pasur nën menaxhim Olsi Rama.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-deputetes demokrate. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson politik vendimin e dhënë nga gjykatësja, e cila sipas saj është nën presionin e vetingut dhe në konflikt interesi me Partinë Demokratike.

Ajo paralajmëron se nuk do të ndalet por do ta vijojë betejën e saj ligjore në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat