Banesat e deputetit të PS-së dëmtohen nga tërmeti

Shqipëria

Banesat e deputetit të PS-së dëmtohen nga tërmeti

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 11:15
Foto

Përveç Durrësit dhe Thumanës, që ishin dy qytetët më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, demë janë konstatuar edhe në kryeqytetet.

Sipas Bashkisë, në Tiranë janë 1952 familje të prekura nga tërmeti, të cilave do t’u paguhet qiraja deri në rindërtimin e banesave. Objektet e dëmtuara janë kryesisht të vjetra dhe të parikonstruktuara.

Por ajo që është paradoksale në këtë situatë, ka të bëjë me faktin se edhe pallate në dukje “luksoze” dhe që janë jashtëzakonisht të shtrenjta, kanë pësuar dëmtime.

I tillë është edhe një ndër pallatet e ndërtuara nga biznesmeni dhe deputeti i PS, Sadri Abazi. Bëhet fjalë për një kompleks banimi në rrugën “Skender Kosturi” në Tiranë, ku siç mund ta shihni në fotot të mbërritura në Gazetën Shqip, ka dëmtime të shumta në apartamentet e banimit.

Raportohet se edhe pallate të tjera të deputetit të PS kanë pësuar dëme, por rastet po mbahen të izoluara.

Dëmtimi i këtyre pallateve, nuk vjen si pasojë e lëkundjeve të forta, por për shkak të punimeve jocilësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat