Plagosja me armë zjarri, policia thotë si ndodhi ngjarja/ Dyshohet atentat

Shqipëria

Plagosja me armë zjarri, policia thotë si ndodhi ngjarja/ Dyshohet atentat

Më: 16 janar 2020 Në ora: 09:05
Kevi Piku

Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me plagosjen e ndodhur gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, ku të gjitha dyshimet çojnë në atentat.

Konfirmohet se rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit Kevi Piku, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat