Kërkuan rivlerësim mase, gjykata rrëzon kërkesën e Shullazit dhe grupit - Bota Sot
Kërkuan rivlerësim mase, gjykata rrëzon kërkesën e Shullazit dhe grupit

Shqipëria

Kërkuan rivlerësim mase, gjykata rrëzon kërkesën e Shullazit dhe grupit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:17
Foto

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe grupit për rivlerësim të masës së sigurisë që pasi Krimet e Rënda u mbyllën.

Siç Top Channel raportoi më herët sot. duke qenë se gjykata e Krimeve të Renda është mbyllur dhe tani është formuar gjykata kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar grupi kërkoi rivlerësimin e masës.

Pra për efekt të mbylljes se gjykatës së krimeve të rënda do duhej që brenda dhjetë ditësh të ishte rivlerësuar nga gjykata e re masa ndaj Shullazit dhe katër të tjerëve.

Sipas palës paditëse mes të cilëve bëjnë pjesë edhe Blerim Shullazi dhe të tjerët masa ka rënë përsa kohë sipas tyre qëndrojnë në paraburgim me masë të shpallur nga ish gjykata për krimet e rënda. Por gjykata e Apelit kundër krimit dhe Korrupsionit nuk ishte e këtij mendimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat