“Donacionet janë të bekuara”, Basha: Fondet të përdoren me përgjegjshmëri

Shqipëria

“Donacionet janë të bekuara”, Basha: Fondet të përdoren me përgjegjshmëri

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:15
Lulzim Basha

Kreytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndeti Konferencën e Donatorëve, që u mbajt në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për Shqipërinë. Basha i quajti të “bekuara” këto donacione, ndërsa i bën apel qeverisë që të fillojë punën për rindërtimin. Gjithashtu, Lulzim Basha kërkon që fondet të përdoren me përgjegjshmëri.

Lulzim Basha: Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat