Meta shigjeton ambasadorët: Ka diplomatë që kanë vitë të tëra këtu dhe nuk duan të kuptojnë

Shqipëria

Meta shigjeton ambasadorët: Ka diplomatë që kanë vitë të tëra këtu dhe nuk duan të kuptojnë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:58
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta sqaroi arsyen përse e nisi konferencën me vonesë. Ai tha se kishte një takim me ambasadoren e Kanadasë, por nuk la pa shigjetuar të tjerë diplomatë në vendin tonë. Pa i përmendur specifikisht, ai tha se "ka diplomatë që kanë vitë të tëra këtu dhe nuk duan të kuptojnë".

Ilir Meta: Ju kërkoj falje për vonesën kisha një takim me ambasadoren e Kanadasë, e interesuar për demokracinë në Shqipëri dhe fillon me demokracinë. Jam i lumtur që një përfaqësuese e hapësirës euroatlantike e fillon bisedën me demokracinë. Koha vajti pak më e gjatë se duke folur për rule of low. Edhe kjo historia e Gjykatës Kushtetuese edhe zonja në fjalë nuk po arrinte ta kuptonte dot gjë. Unë i thashë të lutem të iki të takoj gazetarët se këtu ka kolegë diplomatë që kanë vite të tëra dhe nuk duan të kuptojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat