Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.
Teksa fillimisht u përfol për eksploziv, policia e Elbasanit tregon çfarë ka ndodhur.
Mësohet se nuk ka asnjë shpërthim me lëndë plasëse, por se për shkak të një defekti teknik, kanë shpërthyert dy panele diellore në një banesë në qendër të qytetit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por veç dëme materiale.
Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, hetimet janë në vijim.