Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Bashkinë e Elbasanit për masat e marrë kundër përhapjes së koronavirusit.
Sipas kryeministrit Rama, tashmë ashtu siç respektohet semafori apo vijat e bardha do të respektohen edhe pikat e verdha të vendosura nëpër subjekte, duke respektuar distancimin.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama
PËRGËZIME BASHKISË ELBASAN
*ky do të jetë standardi kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre
*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.