Shefja e Epidemiologjisë: Tirana, Shkodra dhe Fieri mbeten vatrat e nxehta të koronavirusit në Shqipëri

Shqipëria

Shefja e Epidemiologjisë: Tirana, Shkodra dhe Fieri mbeten vatrat e nxehta të koronavirusit në Shqipëri

Më: 18 prill 2020 Në ora: 21:22
Eugena Tomini

Tirana, Shkodra dhe Fieri janë rrethet me numrin më të lartë të vatrave me Covid-19.

Në një intervistë për Televizionin Klan, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetin Publik, Eugena Tomini tha se vatrat janë kryesisht familjare.

Përhapjen e Covid-19 nëpër fasoneri, Tomini e sheh të lidhur me mungesën e distancimit fizik. Kjo ka çuar edhe në mbylljen e tyre.

Lidhur me lehtësimin e masave nga qeveria, Tomini tha se janë ndërmarrë pas vlerësimit të kritereve epidemiologjike.

Ndërkohë po vijon gjurmimi dhe testimi i kontakteve për personat e rezultuar pozitive me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat