Manastirliu: Jemi në mes të luftës

Shqipëria

Manastirliu: Jemi në mes të luftës

Më: 21 prill 2020 Në ora: 00:03
Ogerta Manastirliu

“Lufta nuk ka mbaruar, jemi në mesin e saj”.

Kështu u shpreh këtë të hënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë emisionit “Opinion”, ajo u shpreh se rastet e reja çdo ditë tregojnë që ende Covid-19 po qarkullon në vend.

“Pikë së pari dua të them që luta ende nuk ka mbaruar, jemi në mesin e saj. Fakti që kemi raste të reja që zbulohen çdo ditë tregon që jemi ende duke u përballur me të. Kemi vetëm sot 22 raste. Ajo që mund të them është që përpos rasteve aktive kemi dhe raste të shëruarish”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh që kurba jonë e rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë e sheshtë. Sipas ministres mesatarja e rasteve të infektimeve në Shqipëri është 15.4 në ditë.

Sipas Manastirliut nëse nuk do të ishin marrë masat, do të përballeshim me një situatë tjetër në spitale.

“Kurba jonë epidemiologjike është një kurbë e sheshtë. I jemi shmangur çdo piku që mund të shkaktonte vonesa dhe mesatarja jonë e rasteve të reja është 15.4 raste në ditë nëse marrim një mesatare javore. Unë do të thoja që masat reflektojnë situatën ku jemi sot. Nëse nuk do ishin marrë në kohë do ishim përballur me flukse të mëdha të shtruarish në spitale. Fatkeqësisht dhe humbjet e jetës do të ishin më të mëdha”, tha Manastirliu.

Cilat biznese u hapën dhe me çfarë kriteri u hapën?

Manastriliu: Janë hapur bizneset e lidhura me shërbimet jetike, prodhimtarinë dhe që kanë rrezikshmëri jo të lartë. Data 27 Prill mendohet të hapë një seri biznesesh, dyqanet e veshjeve, tesktilet, mobiljeve, këpucët, lulet dhe materialet e teknologjisë. Sigurisht në masa të rrepta.

Çfarë masas?

Manastirliu: Bizneset do të kenë disa protokolle, sipas rrezikshmërisë së tyre. Praktikisht bizneset janë njohur përmes portalit e-albania me masat që duhet të marrin, të distancimit fizik, higjienës, dizinfektimit, ajrimit, xhamit mbrojtës në banak. Do të hapim edhe shërbimin e taksive dhe do të ketë një prtokoll edhe për këtë shërbim.

Kur do të hapen taksitë?

Manastriliu: Dua të them se do të vlerësojmë çdo ditë ecurinë për të ndërmarr hapa të tjerë, për të qenë të sigurt që nuk do na shkaktojnë problematika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat