Shtrinë në tokë dhe dhunuan të miturin, pezullohet nga detyra një polic, vijojnë hetimet për 3 efektivë të tjerë

Shqipëria

Shtrinë në tokë dhe dhunuan të miturin, pezullohet nga detyra një polic, vijojnë hetimet për 3 efektivë të tjerë

Më: 16 maj 2020 Në ora: 15:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është identifikuar dhe pezulluar nga detyra polici, që u shfaq në një video, duke dhunuar një të mitur në një nga rrugët e Tiranës.

Mësohet se është pezulluar nga detyra polici G. N., ndërsa vijojnë hetimet nga Drejtoria e Standardeve edhe për 3 efektivët e tjerë, që e ndihmuan.

Videoja e dhunës u publikua në rrjetet sociale, ku policët e shtrinin në tokë djalin dhe e dhunonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat