Rama jep lajmin e mirë: Bizneseve të vogla do t’u hiqen taksat deri në vitin 2029 - Bota Sot
Rama jep lajmin e mirë: Bizneseve të vogla do t’u hiqen taksat deri në vitin 2029

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë: Bizneseve të vogla do t’u hiqen taksat deri në vitin 2029

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 00:08
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se për bizneset e vogla me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do t’u hiqen taksat deri në vitin 2029.

Rama shtoi se ky është një vendim që pritet të merret së shpejti, ndërsa po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë se mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël, çdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë dollarë xhiro do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029 dhe heqjen e tatimi fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Parlament dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim fitimin. Dhe deri atë ditë do të jemi të qartë”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat