A do shpallet i pafajshëm? Saimir Tahiri mbërrin në gjyq

Shqipëria

A do shpallet i pafajshëm? Saimir Tahiri mbërrin në gjyq

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 10:07
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Tahiri shoqërohet nga avokati i tij mbrojtës, Maksim Haxhia.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat