88 fëmije të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, 23 janë aktivë

Shqipëria

88 fëmije të prekur nga Covid-19 në Shqipëri, 23 janë aktivë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 17:58
Ilustrim

Për të folur për rritjen e papritur të rasteve të infeksionit nga covid-19 ishte e ftuar në studion e ABC news mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Kuli sqaroi rastet e rritura dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje. Sipas saj rritja ka të bëjë me uljen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe neglizhencës për rregullat e higjienës dhe distancimit social.

88 fëmije të prekur nga Covid në Shqipëri, 23 janë aktivë
“Në fillim kur u shfaq pandemia ndërgjegjësimi dhe frika e njerëzve ishte më e madhe pastaj, në prill u zbutën shifrat dhe kjo në fakt falë mbylljes dhe distancimit social.

Në fazën e parë ku infeksionet ishin më të ulta njerëzit ishin më të përgatitur dhe u zbatuan më së miri nga njerëzit, u duk sikur numri i infeksioneve ra dhe kjo bëri që të mendohej se koronavirusi po largohej nga vendi”, tha Kule.

Gjatë bisedës së zhvilluar në ABC News, mjekja Gjeorgjina Kuli deklaroi se 88 fëmijë janë prekur nga COVID-19, në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë. 70 % e tyre janë simptomatik ose me simptoma shumë të dobëta të covid-19. Aktualisht janë 23 aktiv.

Këto deklarata janë bërë publike për herë të parë ditën e sotme pasi Ministria e Shëndetësisë ka qenë e rezervuar në dhënien e informacioneve.

“Në momentin që flasim kemi 88 fëmijë të infektuar. Të gjithë fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve. Pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta. Asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar”, tha mjekja.

Për sa i përket infektimit të stafit mjekësor mjekja Kule sqaroi se ambientet e shërbimeve shëndetësore janë vendet ku qarkullon më së shumti infeksionet dhe si të tilla infektimi mund edhe të ndodhë për shkak edhe të neglizhencës dhe mosrespektimit të protokolleve shëndetësore.

“Duke qenë se është një virus i panjohur, mjekësia stepet dhe ka një dualitet për procedura të caktuara. Si anëtare e komitetit dua të theksoj se komiteti merr vendime vetëm në përputhje dhe direktivat e OBSH. Në komitet nuk është diskutuar rikthimi i karantinës apo i mbylljes. Kjo rritje është reale dhe e pritshme kur ke një 97 % të bizneseve të cilat janë të hapura. Mjafton një dalje në rrugë dhe kutin se çfarë intensiteti të kontakteve kemi. Numri i hospitalizimeve është i kontrolluar qoftë edhe numri i pacientëve në terapi intensive. Për sa i përket stafit mjekësor infektimi nga koronavirusi, QSUT ka 53 shërbime, në këto shërbime janë kapur disa raste, sigurisht nuk është e falshme, sepse duhet të merren masa mbrojtëse. Çdo person që ne vizitojmë duhet ta konsiderojmë si potencialisht të rrezikshëm. Ka pasur edhe neglizhenca”, shtoi ndër të tjera Kule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat