Soko: Rama nuk fiton mandat të tretë, ka marrë 6,3 mld euro borxh dhe nuk di të thotë ku i ka çuar

Shqipëria

Soko: Rama nuk fiton mandat të tretë, ka marrë 6,3 mld euro borxh dhe nuk di të thotë ku i ka çuar

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:40
Pano Soko

I ftuar në emisionin ''Arena'', ekonomisti Pano Soko tha se kryeministri Edi Rama nuk do të fitojë një mandat të tretë.

Sipas tij, Rama ka parametrat më të këqinj në historinë e qeverive shqiptare.

Ai nënvizoi faktin se kryeministri ka marrë 6.3 miliardë borxh, dhe di të thotë se ku i ka çuar. 

Pano Soko: ''Unë kam një këndvështrim ndryshe. Edi Rama ikën në fund të këtij mandati. Është i vetmi kryeministër i cili ka parametrat më të këqinj në historinë e qeverive shqiptare, duke marrë parasysh faktin që ai ka sot një shtesë prej mbi 6.3 miliardë euro në stokun e borxhit. Ka marrë më shumë borxh se çkanë marrë gjithë kryeministrat e tjerë. Këto lekë që ka marrë Rama nuk di të thotë se ku i ka çuar. Po ta pyesësh sot  Ramën ke marrë 6,3 miliardë euro borxh ku janë? Lekët ikin nëpër projekte të cilat janë të vogla në përmasë por të shtrenjta në pagesë. ''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat