Shifra tronditëse, biznesi amerikan: Nuk ka klimë të favorshme për investime në Shqipëri, ja pengesat

Shqipëria

Shifra tronditëse, biznesi amerikan: Nuk ka klimë të favorshme për investime në Shqipëri, ja pengesat

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:37
Shqipëri

Biznesi amerikan e konsideron të pafavorshme klimën për të investuar në Shqipëri. Sipas sondazhit të publikuar nga ana e Dhomës Amerikane të Tregtisë, 65 për qind e anëtarëve mendojnë se situata është pafavorshme. Kjo është shifra më e ulët në histori në Shqipëri dhe për këtë faji është situata e tensionuar politike që na shoqëroi përgjatë vitit të kaluar.

Shifrat alarmante u prezantuan sot nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili u shpreh se klima e biznesit në Shqipëri ka pësuar rënien më të madhe të indikatorëve. Ai tha se numri i anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë që e shikojnë klimën të pafavorshme është dyfishuar, ndërsa shpjegoi edhe më qartë shkaqet. Megjithatë Jaço tha se SHBA dhe BE po rimodelojnë tregtinë globale dhe Shqipëria mund të përfitojnë nga kjo situatë.

Jaço ka zbuluar indeskin vjetor të 2019 duke thënë se ka pësuar rënien më të madhe në 8 vitet e fundit, në 38 pikë nga 100 të plota.

“Rezultatet nuk janë të mira ka rënie të indeksit me 5% që përbën uljen më të madhe të 8 viteve. Nga 43% në 2018 ka rënën në 38% në 2019. Luhatja e indeksit kategorizohet në një klimë e pafavorshme. 68% e kompanive e konsiderojnë klimën në Shqipëri të pafavorshme, 26% e konsiderojnë neutrale dhe 6% të favorshme. Kemi 23 indikatorë që janë përkeqësuar (klima politike përbën indeksin më i ulët, klima e biznesit ka pësuar rënien më të madhe me 10%). Numri i anëtarëve që e shikojnë klimën në Shqipeeri të pafavorshme është dyfishuar. Doganat dhe tatimet kanë pasur performacë të këndshme, pasi bashkëpunimi me bizneset amerikane ka qenë e mirë me 60%. Indikatori më i mirë është ai i energjisë elektrike, dhe reformat në energji ka qenë serioze dhe e qëndrueshme. Anëtarët tanë e shohin të ardhmen pozitive, me gjithë problemet ato prapë janë optimist. Tërmeti dhe pandemia përfaqësojnë një kërcënim të paprecedentë për ekonominë shqiptare. Dallojmë një ridimensionimin me tregjet e huaja. SHBA dhe BE po rimodelojnë tregtinë globale dhe Shqipëria mund të përfitojnë nga kjo situatë. Në ketë moment duhet të punojmë së bashku, më së shumti sektori privat me administratën, për të krijuar një ambient të qetë biznesi” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat