Bilanci i viktimave dhe të prekurve nga Covid-19, eksperti: Shifrat nuk janë shqetësuese për këtë arsye - Bota Sot
Bilanci i viktimave dhe të prekurve nga Covid-19, eksperti: Shifrat nuk janë shqetësuese për këtë arsye

Shqipëria

Bilanci i viktimave dhe të prekurve nga Covid-19, eksperti: Shifrat nuk janë shqetësuese për këtë arsye

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:03
Shqipëri

Që nga hapja totale e vendit, Shqipëria shënon një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Por këto shifra duket se nuk e shqetësojnë ekspertin Erion Dasho i cili shprehet se janë të përballueshme.

Dasho: Mua nuk më shqetësojnë shifrat pasi janë në nivele të përballueshme lehtësisht si dhe kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Mua më shqetësojnë disa elemente të tjerë siç është vazhdimi i vatrave në sistemin shëndetësor. Ky është një problem që është shfaqur gjatë muajit të fundit në Shqipëri dhe vazhdon të jetë. Elementë të caktuar të përgjigjes që tashmë duhet të ishin të stabilizuar, si parandalimi në disa institucione ose në fasoneri e call center, parandalimi i transmetimit në familje. Të gjitha këto mungojnë në strukturat tona shtetërore në përgjigje të covidit. Nëse do të bëhej fjalë për një transmetim komunitar në shifrat që jemi duke parë, për mua nuk do të ishte shqetësim. Mua më shqetëson rritja numrit të rasteve në spitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat