Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Shteti të na ndihmojë, brenda 10 ditësh përshkallëzojmë masat - Bota Sot
Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Shteti të na ndihmojë, brenda 10 ditësh përshkallëzojmë masat

Shqipëria

Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Shteti të na ndihmojë, brenda 10 ditësh përshkallëzojmë masat

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:38
Shoqata e Transportit Ndërqytetas

Pak ditë pas rinisjes së punës pas tre javësh ndërprerje prej pandemisë së koronavirusit, Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke kërkuar heqjen e taksave.

Kryetari i shoqatës Kujtim Mema, deklaroi se transporti ndërqytetas është sektori më i goditur nga pandemia e koronavirusit, ndaj i duhet dhënë ndihmë.

“Në situatën e tanishme, kemi 5 muaj gati të mbyllur, dhe tani shteti të mos marrë një iniciativë për të na ndihmuar, këtë nuk e presim. Ne kërkojmë me ngulm që shteti të çohet në këmbë dhe të ndihmojë sektorin tonë, që ka një vështirësi të madhe ekonomike. Na duhet se s’bën të na dëgjojnë. Së dyti është taksa e bashkisë, që na është premtuar se do na falet. Para dy ditësh na erdhën zarfet nga Bashkia e Tiranës për të paguar këtë taksë. Nuk e mendojnë se ne nuk kemi më para për të mbajtur familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë. Dua t’i them kryetarit të bashkisë ‘si mundet të mos falen për ne këto taksa’? Ose të paktën të përgjysmohen. I kërkoj kryebashkiakut të ulet e ta disktojmë këtë, të kthejë sytë e të ndihmojë sektorin tonë”, u shpreh Mema.

Ai kërkoi që të kontrollohet transporti i paligjshëm, në mënyrë që të funksionojë una e tyre.

Më tej paralajmëroi se nëse brenda dhjetë ditësh nuk gjejnë zgjidhje kërkesat e tyre, do të përshkallëzohen hapat.

“Shteti duhet të ngrihet në këmbë se s’bën. Po na mbyt edhe transporti informal. Ne nuk do të rrisim biletën, kemi transportin më të sigurt, edhe pse njerëzit nuk po e përdorin shumë nga frika e pandemisë”, deklaroi kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat