Diell dhe nxehtësi, në mesditë temperaturat shkojnë deri në 42°C

Shqipëria

Diell dhe nxehtësi, në mesditë temperaturat shkojnë deri në 42°C

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:51
Ilustrim

Sipas Meteoalb, vendi ynë vijon të jetë në kthjellime në zonën e ulët dhe Bregdetare.

Por gjatë orëve të mbrëmjes në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga 21°C deri në 42°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lindja e kontinentit do të paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje shiu.

Ndërsa pjesa tjetër kontinenti evropian do te mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në Evropën jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat