Në fshati Molung në vendin e quajtur Gryka e Qafë Thanës është aktivizuar sërish një vatër zjarri.
Ajo ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me lisa, shkozë dhe gështenja të cilat po digjen prej disa orësh.
Të favorizuar dhe nga era flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po i afrohen zonës së banuar duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve.
Dy ditë më parë në këtë zonë u ndërhy nga ajri për shuarjen e zjarrit, por nuk ka qenë shuar plotësisht.
Ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.