Skenë shokuese në Patos, familjarët gjejnë të varur të afërmin në dhomë

Shqipëria

Skenë shokuese në Patos, familjarët gjejnë të varur të afërmin në dhomë

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:34
Ilustrim

Një familje në Patos, është përballur me një skenë shokuese mëngjesin e sotëm, teksa kanë gjetur të varur familjarin e tyre.

Gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një dhomë pranë banesës Y.M., 64 vjeç, banues në Patos.

Ata kanë nxituar që ti vijnë në ndihmë, por nuk kanë mundur dot, pasi 64-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Kjo është ngjarja e dytë e vetëflijimit mëngjesin e sotëm, pasi rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës,

dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon, i moshuari V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat