Flet babai i të miturës së abuzuar në Pogradec: Blerimi vinte shpesh tek ne

Shqipëria

Flet babai i të miturës së abuzuar në Pogradec: Blerimi vinte shpesh tek ne

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 13:07
Vërdovë

Në fshatin Vërdovë të Pogradecit janë shumë të tronditur nga abuzimi ndaj 13-vjeçares prej Blerim Bizgjonit. Banorët e zonës shprehen se prindërit nuk duhej ta kishin lënë vajzën e tyre të futej në shtëpinë e Blerim Bizgjonit.

Ndërkohë, gazetarja Ledjona Xheladinaj ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e babait të vajzës së abuzuar, i cili shprehet për mikrofonin e Abc News se janë thirrur në polici pas denoncimit të vajzës.

Ai tregon se policët i kanë kërkuar që të mos kenë të bëjnë me familjen e Blerim Bizgjonit.

“Na thirrën në polici dhe na thanë që s’duhet të keni të bëni me atë familje. Mos bëni shumë dallavere dhe mbajeni derën mbyllur“, rrëfen babai i vajzës së abuzuar duke theksuar se Blerim Bizgjoni shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Blerim Bizgjoni u arrestua nga policia me akuzën e abuzimit me të mitura për shkak të denoncimit nga një 13-vjeçare, e cila tregoi para efektivëve të policisë së Pogradecit se ishte përdhunuar prej tij.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj siguroi për abcnews.al dëshminë e vajzës në polici, e cila tregoi se mbahej afër nga Bizgjoni, i cili kishte abuzuar për herë të parë në muajin qershor. E mitura tregon se ishte shoqe me vajzën e Bizgjonit, gjë të cilën autori e ka shfrytëzuar për të abuzuar me 13-vjeçaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat