Korrupsion në Akademi? “Konkurrenti nga Kukësi pranohet me 27 pikë, ai nga Korça digjet me 54

Shqipëria

Korrupsion në Akademi? “Konkurrenti nga Kukësi pranohet me 27 pikë, ai nga Korça digjet me 54

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 00:30
Foto

Korrupsion dhe manipulime në provimin për pranimet në Policinë e Shtetit.

Ky është denoncimi i rradhës, i publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas qytetarit, i cili sjell shembuj konkretë, me emra dhe pikë, ai ngre pyetjen: mos ndoshta këto manipulime bëhen për shkaqe elektorale?

“Korrupsion dhe manipulim në provimin e policisë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Denoncimi:

Ku është niveli i arsimit per aplikantet per akademine e sigurise patrulle e pergjithshme 2020 ku konkurenti Edison Bardhi, Kukës, pranohet me 27 pike dhe Tiranë konkurenti Gani Hoxha me 35 pikë dhe konkurentet nga Korça me 54 pikë digjet.

Mos duhen vota Tiranë dhe Kukës???

Ku është niveli i arsimit dhe i dijes për konkurentet te pranuar padrejtësisht.

A ka korrupsion apo politike për thesin e votave???

Këtë përgjigje duhet të reagojnë drejtuesit të policisë së shtetit, pa fyer askend prej aplikanteve kur une ne fjal jam bej pjese ne 700 te paret dhe kam lene mbrapa meje rreth 1350aplikante dhe ata qe kan hyre kane pasur siper vetes rreth 1900aplikante,kane qene ne fund, a doni nivel arsimi per cfare arsye u be testi dhe ku është drejtesia ketu??????

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat