Murrizi: Këshilli Politik organ kopil që nuk i dihet baba. Politikanët as frymë nuk marrin pa ndërkombëtarët

Shqipëria

Murrizi: Këshilli Politik organ kopil që nuk i dihet baba. Politikanët as frymë nuk marrin pa ndërkombëtarët

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:48
Myslim Murrizi

I ftuar në Ora Neës, deputeti Myslim Murrizi tha se nëse mazhoranca shkel kushtetutën dhe shkel hapjen e listave, ai do ta ankimojë në gjykatën kushtetuese.

Sipas Murrizit, Këshilli Politik është një organ kopil që sot e kësaj dite nuk i dihet babai.

Murrizi: Nëse mazhoranca shkel kushtetutën dhe shkel hapjen e listave, unë do ta ankimojë në gjykatën kushtetuese. Por unë besoj se kjo mazhorancë nuk ke ka luksin të dalë kundër interesit të shqiptarëve të cilët aspirojnë që të futen në BE. Një nga kushtet e çeljes së negociatave është edhe implementimi i reformës zgjedhore. Këshilli politik është një organ kopil që edhe sot e kësaj dite nuk i dihet baba. Nuk dihet se kush e ka ngritur. Unë sot i kërkova drejtpërdrejt këshillit politik që secili prej tyre që do t’i drejtohet OSBE-së edhe pa frymën e Gjiknurit. Unë nuk di që OSBE-ODHIR të pranojë letra pa firmën e Damianit.

Murrizi tha se dërgimi i letrës nga opozita jashtëparlamentare drej OSBE-ODHIR s’ka pse të behet edhe me firmën e Damian Gjiknurit.

Murrizi: Kjo është tallje me shqiptarët që gjoja nuk e firmos Damiani. Të mos e firmosë Damiani. Mos harrojmë që në 2 vite kjo politikë i është dërguar 6 herë Komisionit të Venecias edhe për mustaqet e Çelos. Aq shumë i janë drejtuar sa Komisioni i Venecias, për 7 muaj kanë fjetur me çanta te Rogneri, unë si shtegtarë. Tani nuk i morën leje njëri-tjetrit për t’iu drejtua Venecias. Pse për një ligj zgjedhor, me konflik interesi për palët, nuk i drejtohen dot pa konsensus?! Unë nëse dua t’i drejtohem si deputet, nuk besoj se duhet të marr leje te askujt.

Murrizi shtoi se është një turp i politikës shqiptare që nuk marrin as frymë pas u marrë për veshi nga ndërkombëtarët.

Murrizi: Qysh kur është krijuar PKSH-ja, politikanët spurdhjakë shqiptarë nuk kanë marrë as frymë pa i marrë për veshi ndërkombëtarët. Kanë 71 vite që janë me brekë nëpër këmbë. Ky është turp i politikës shqiptare dhe këtë ia lejojnë vetes se janë të mbytur me zullume. Damiani do të gjejë një çelës kopil që të rrijë në pushtet, ndërsa Petriti dhe Oerdi duan që të vijnë në pushtet se kanë 8 vite në opozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat