Drejt hapjes Covid 3? Infrastruktura dhe burimet njerëzore gati, Rama pritet ta inspektojë të hënën

Shqipëria

Drejt hapjes Covid 3? Infrastruktura dhe burimet njerëzore gati, Rama pritet ta inspektojë të hënën

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:55
Covid 3

Rritja e numrit të të shtruarve në dy spitalet Covid në vend ka shtruar nevojën për hapjen e spitalit të tretë Covid.

Ky i fundit mësohet se është i gatshëm për tu hapur në çdo kohë, pasi ka të gjitha pajisjet e nevojshme.

Fillimisht do hapet vetëm një pavion, ai i Urologjisë, me rreth 40 shtretër.

Sa i takon mjekëve që do të shërbejnë në këtë spital, një pjesë do të vijnë nga Infektivi, ndërsa një pjesë tjetër nga sëmundjet interne.

 Ndërsa stafi prej 50 infermierësh është trajnuar gjatë kësaj kohe në spitalin Infektiv.

Të hënën, sipas burimeve, pritet që Kryeministri Rama të inspektojë spitalin Covid 3, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat