Djali i Edi Ramës infektohet me COVID-19

Shqipëria

Djali i Edi Ramës infektohet me COVID-19

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Edi Rama dhe Greg Rama

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg, është i prekur nga koronavirusi. Në një status në Facebook, Greg Rama falënderon mjekët që u kujdesën për të, duke lënë të kuptohet se e ka kaluar në shtëpi sëmundjen.

“Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!”, shkruan djali i kryeministrit në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat