Balla nga Elbasani: Partia Demokratike të tregohet e përgjegjshme, po vë njerëzit në rrezik

Shqipëria

Balla nga Elbasani: Partia Demokratike të tregohet e përgjegjshme, po vë njerëzit në rrezik

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:32
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulan Balla, i ka bërë thirrje, Partisë Demokratike, që të tregohet më e përgjegjshme, për fushatat elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Balla, ka thënë se Basha mbledh njerëzit, duke i vënë në rrezik për marrjen e Covid-19.

Ndër të tjera ai ka thënë se Partia Socialiste, do punojë  çdo ditë që të ketë zgjedhje normale.

“Apeli im ndaj Partisë Demokratike është të sillet e përgjegjeshme, sepse kam parë që edhe në zonat e Elbasanit mbledhin njerëz dhe i çojnë në vende të ndryshme. Njerëzit shkojnë pa maska, duke bërë që të përhapet koronavirusi. “- ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat