“Viktima nga vaksinat”, Rama: Basha po përhap panik me këngët e vjetra të Saliut. Brenda javës shkojmë +65

Shqipëria

“Viktima nga vaksinat”, Rama: Basha po përhap panik me këngët e vjetra të Saliut. Brenda javës shkojmë +65

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka parë nga afër edhe procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama gjatë një prononcimi për gazetarët u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të kreut të PD-së se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima

Rama tha se Basha po flet pa asnjë lloj arsyetimi, për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Gazetarët: Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

‘Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re, që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zeneka vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sensibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel.

Do shkojmë menjëherë te +65 dhe kjo gjë do të fillojë brenda javës, kështu që ata që janë gati 70 dhe 60+ të përdorin portalin e-albania dhe njëkohësisht do lajmërohen mjekët e familjes.
Sistemi po funksionon realisht sahat, ritmi është shumë i lartë do ta mbajmë këtë ritëm me doemos sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat