‘Policët shenjtorë’ që zgjidhnin hallet e shkelësve/ Zbardhet skema si vepronin në Tiranë dhe Korçë

Shqipëria

‘Policët shenjtorë’ që zgjidhnin hallet e shkelësve/ Zbardhet skema si vepronin në Tiranë dhe Korçë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Skema me të cilën vepronin policët e arrestuar një natë më parë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, në Tiranë dhe Korçë pasi dolën në përgjime duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve dhe tolerimin e qytetarëve që kryenin shkelje është zbardhur sot nga Top Channel.

Gjatë operacionit një ditë më parë janë arrestuar 4 efektivë të policisë dhe 6 janë pezulluar.

Nga përgjimet e policisë së Korçës dolën se edhe efektivët e  Komisaritati nr. 1 në Tiranë kryenin shkelje. Ata lejonin kalimin e personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha, fillimisht Krenar Gjokutaj, shefi i komisariatit të policisë Korçë dhe Arjel Dervishi janë vënë në përgjim.

Gjatë një bisede mes Dervishit dhe një personi tjetër në telefon, tregohet se Krenar Gjokutaj, shefi i komisariatit të policisë Korçë kishte ndihmuar dervishin që të kalonte postobllokun e policisë në Korçë.

Në datën 12.08.2020, Krenar Gjokutaj bisedon me Petro Frahollin, polic dhe punonjësin e sallës operative për t’i kthyer një personi një bllok dokumentesh.

Gjatë bisedave del se kryekomisari ka biseduar me Deivid Ponjarin, ku ky i fundit i ka kërkuar që t’i kthehen dokumentet e makinës, pasi policia ia kishte marrë, pasi e kishin gjetur jashtë orës policore pa autorizimin e e-albania.

Pas hetimeve ka rezultuar se ndaj qytetarit nuk kishte asnjë masë administrative.

Kamber Kllogjeri, me detyrë polic në qarkullimin rrugor në Korçë ka bllokuar automjetin e Dejvid Ponjarit duke mos shënuar asnjë masë administrative.

Ky episod është ripërsëritur, ku qytetarë, miq apo të njohur të shefit të komisariatit i kërkojnë ndere dhe ai komunikon me sallën operative apo Petro Frahollin.

Çlirim Akrobati me detyrë trup shërbimi në qarkullimin rrugor Korçë ka kryer shkelje, pasi i ka vendosur një qytetari gjobë vetëm për mungesë rripi dhe jo për mungesën e patentës.

Nga hetimet rezulton se nuk ka asnjë dokument se automjeti i tij është bllokuar apo liruar më vonë. Kllogjeri dhe Fraholli thanë se përgjegjës për këtë është Klement Pikuli, i cili sipas tyre ka thënë se në të gjitha rastet shkelësve u merret dokumentacioni i mjetit pa asnjë akt të shkruar.

Punonjësi i policisë, Klement Kllogjeri tha se Pikuli ishte në atë rast kur është kapur makina e Ponjarit, duke theksuar se polici ishte në dijeni të shkeljes së qytetarit dhe urdhëroi vartësit e tij që të kthenin dokumentet pa u vendosur dënimi administrative.

Në pranga në Korçë dhe Tiranë ranë:

1. Inspektor Durim Murja, 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

2. Inspektor Arjan Balla, 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.

3. Inspektor Jashar Shehu, 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.

4. Inspektor Matilda Hamolli, 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

5. Komisar Krenar Gjokutaj, 44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

6. Komisar Kelmend Pikuli, 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

7. N/komisar Petro Fraholli, 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

8. Inspektor Clirim Akrobati, 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

9. Inspektor Genci Hysi, 40 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

10. Inspektor Kamber Kllogjeri , 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat